Do të donit të blinin telefonin më të fundit që ka dalë në treg dhe keni në plan të shisni telefonin që keni? Për këtë duhet të fshini të gjitha të dhënat tuaja në telefonin e vjeter që keni.
The Verge na tregon hapat që duhet të ndjekim dhe këto udhëzime janë për një telefon Pixer 3XL me Android 9, por procesi është pak a shumë i njëjtë për të gjithë telefonët Android. Si fillim sigurohuni që të gjitha të dhënat tuaja janë në telefonin tuaj të ri, apo keni bërë back up. Në momentin që bëni “reset” telefonit nuk do i kini më këto të dhëna.
Shkoni tek Settings > Select System > Advanced > Reset options.
Do tu dalin tre mundësi “Reset Wi-Fi, mobile & Bluetooth”është shumëherë i nevojshëm nëse keni probleme me lidhjen. “Reset app preferences” do të fshijë të gjitha aplikacionet dhe njoftimet. Por asnjë nga këto nuk fshin të dhënat në telefonin tuaj.
Për këtë është zgjedhja e tretë “Erase all data (factory reset),” dhe kjo është ajo që duhet të zgjidhni. Do të paralajmëroheni se të gjitha të dhënat do të fshihen, bashkë me llogaritë që keni në telefon. Zgjidhni “Reset Phone”. Nëse keni një PIN apo kode të tjera sigurië do tu kërkohet që të vendosni dhe ato.
Më pas do të dalë pyetja nëse jeni i sigurtë që doni ta bëni këtë. Mjafton të shtypni “Erase everything” dhe gjithçka zhduket nga telefoni. Kaq është!
Ky proce zakonisht zgjat 2-3 minuta. Telefoni do të kthehet si të ishte i ri. Kur të shihni këto do të thotë se keni fshirë gjithçka. Por duhet të keni parasysh disa gjëra. E para, nëse keni një telefon Samsung do tu kërkohet fjalëkalimi i llogarisë në Samsung para se të shtypni opsionin “reset”.
Por nëse keni një tjetër telefon Android që ka një version të mëparshëm të sistemit operativ, mund tju kërkohet Login kur telefoni të jetë kthyer në gjendjen e mëparshme. Dhe kjo mund të ndodhë kur telefoni është në duart e dikujt tjetër. Kështu që në të tillë telefonë ësht ëmirë të hiqni kodet e sigurisë, dhe të fshini llogarinë tuaj në Google para se të nisni procesin e fshirjes.
The Verge thotë se ka prova që disa të dhëna mbeten në telefon edhe pasi e keni bërë opsionin “reset”. Për të qenë ë shumë të kujdesshëm, ju mund ta kodoni telefonin para këtij hapi.
Prandaj, ndiqni këto hapa Settings > Security & location > Advanced > Encryption & credentials dhe zgjidhni “Encrypt phone”. Më pas shkoni prapë te Setting dhe nisni procesin “reset”. Vetëm nëse doni të jeni më shumë se të sigurtë, dhe nuk doni t’ia japeni askujt telefonin. Atëherë merrni një çekiç e bëheni copash!
