Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si ta mbroni fëmijën tuaj nga alergjitë pranverore

16:00 / May 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alergji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Poleni në pranverë mund të shkaktojë reaksione të forta alergjike edhe në një distancë të largët. Kjo është arsyeja pse alergjitë e sistemit të frymëmarrjes janë në rritje gjatë muajve të pranverës. Është pothuajse e pamundur që një fëmijë të shmangë alergjinë plotësisht, prandaj ajo që duhet të bëni është të merrni disa masa.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se çfarë të bëni për të zvogëluar veprimin e saj te fëmijët.

Mbyllni xhamat e makinës
Shmangni shëtitjet e panevojshme me fëmijë në fshat, veçanërisht pranë pemëve dhe bimëve alergjike. Për shembull, ulliri është përgjegjës për reaksionet alergjike më të fort, gjatë sezonit të lulëzimit (fund prilli deri në fund maji).
Bëni shëtitje në zona bregdetare të karakterizuara nga sasi të vogla poleni, informon abcnews.al.
Ajrosni dhomat e shtëpisë tuaj herët në mëngjes (deri në orën 9) pasi lëshimi i polenit fillon kur atmosfera nxehet, pastaj mbyllini dritaret.
Nëse jetoni në zonë ku ka shumë polen, sigurohuni që të ndryshoni veshjet dhe këpucët e jashtme sapo të ktheheni në shtëpi.
Lajini fëmijën pas shëtitjeve ose lojërave në park.


Largoni merimangat dhe kërpudhat

Studimet tregojnë se më shumë se 50% e fëmijëve zhvillojnë alergji nga pluhuri, të cilat janë përgjegjëse për astmën alergjike dhe rinitin, dhe jo vetëm në sezon. Merimangat janë të padukshme me sy të lirë, ushqehen me qeliza të vdekura të lëkurës së njeriut dhe jetojnë kryesisht në dyshekë, jastëkë dhe çarçafë, por edhe në qilima, perde dhe orendi me mbulesa pëlhure, informon abcnews.al.

Alergjitë e frymëmarrjes gjithashtu mund të përkeqësohen nga kërpudhat e ndryshme, të cilat zakonisht gjenden në zona me lagështirë relative, të tilla si dollapët e lagur, banjat, depot dhe gjethet e kalbura të kopshtit.

Prandaj merrni masat tuaja edhe për këto zona në mënyrë që mjedisi i fëmijës të mos preket. Për të zvogëluar lagështinë në vendet ku grumbullohet shumë avull uji përdorni një dehumidifikues. Ajrosja e mirë e shtëpisë është gjithashtu ide e mirë për familjet me fëmijë me alergji të frymëmarrjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.