Ndërsa afrohet vera, vajzat ndjekin dieta të ndryshme për të patur një peshë ideale. Nëse jeni mes atyre njerëzve që nuk frekuentoni një palestër apo nuk ndjekni një dietë, atëherë duhet të ndiqni disa këshilla nga ekspertët për të humbur kilogramët e padëshiruar.
Rregulloni gjumin tuaj
Ekziston një lidhje midis kohëzgjatjes së shkurtër të gjumit dhe shumë sëmundjeve. Kjo tregon se gjumi i pamjaftueshëm e bën të vështirë humbjen e peshës. Kur flini keq, hormoni që dërgon sinjale të ngopjes funksionon më pak.
Sigurohuni që të pini 2 litra ujë në ditë
Është e nevojshme të pini 8-10 gota ujë në mënyrë që të shmangni probleme të tilla si dhimbja e kokës, performanca e ulët mendore dhe fizike etj. Në këtë mënyrë do të lehtësoni problemet me tretjen.
Mos neglizhoni perimet
Perimet janë një burim vitaminash, mineralesh. Sigurohuni t’i bëni pjesë e vaktit tuaj pasi perimet forcojnë imunitetin dhe ju mbajnë të ngopur gjatë ditës.
Hani arra të papërpunuara
Konsumimi i frutave të thata të tilla si arra, bajame dhe lajthi ju lejojnë të merrni vaj cilësor dhe të zgjatet periudha e ngopjes. Sidoqoftë, shmangni konsumimin e tepërt.
Lëvizja është e domosdoshme
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të lëvizin 150-300 minuta në javë për përfitime shëndetësore. Përfshini çdo aktivitet fizik që ju pëlqen në jetën tuaj, të tilla si ecja e shpejtë, yoga, vallëzimi, në shtëpi ose jashtë.
Përfitoni nga fuqia e erëzave
Erëza të tilla si xhenxhefili, shafran i Indisë, piper i zi, speci djegës dhe kanella kanë efekte të ndryshme në forcimin e imunitetit, ruajtjen e kontrollit të sheqerit në gjak, balancimin e oreksit dhe përshpejtimin e humbjes së peshës.
Hani ngadalë
Mundohuni të hani sa më ngadalë. Studimet tregojnë se ndërsa shpejtësia e ngrënies zvogëlohet, sasia e ushqimit që hani zvogëlohet. Kjo do t’ju ndihmojë të kontrolloni sasinë e ushqimit që hani.
