Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Si të gatuajmë midhje të skuqura

18:33 / May 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Midhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Midhjet e skuqura janë vërtet të shijshme. Interesante në formën e tyre karakteristike, ku mishi i tyre ndodhet brenda një guaske me dy kapakë. Këto produkte kanë vlera të mëdha ushqimore dhe sidomos në zhvillimin normal të trurit.

Përgatitja: 10 min – Pjekja: 10 min – Sasia: 4 Persona Persona

Përbërësit për midhje të skuqura

1.5 kg midhje

150 ml verë e bardhë

2 kokrra domate

4 thelpinj hudhër

1 spec jeshil

vaj ulliri

majdanoz

spec djegës

kripë

piper

kaperi

Përgatitja

Si fillim pastrojmë dhe grijmë imët hurdhat, specin jeshil kurse domatet i presim ne kubik të vegjël. Një tigan të bollshëm e vendosim në zjarre të lartë. Hedhim vajin e ullirit. Shtojmë specat dhe hudhrën. I gatuajmë pak çaste. Shtojmë specin djegës dhe domatet. I lemë 4 minuta, derisa të jenë zbutur dhe lëngu i tyre pothuajse të jetë avulluar.

Shtojmë midhjet e lara dhe te pastruara në tigan. Midhjet duhet të jenë të freskëta dhe eliminojmë ato që janë gjysmë hapur. Në momentin qe midhjet hapen, hedhim verën e bardhë. Hedhim pak fare kripë pasi midhjet lëshojnë ujin e tyre. Sipas dëshirës shtojmë dhe një dorë kaperi dhe pak piper. Në fund hedhim majdanozin e grirë imët.

Midhjet e skuqura i lënë për pak çaste në zjarr të mbuluara me kapak derisa të gjitha midhjet të jenë hapur.

Thekim disa feta buke dhe shërbejmë midhjet në një pjatë të thellë se bashku me pak nga lëngu i tyre. Vendosim copat e bukës anash.

gatuajme midhje tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.