Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të ktheni në gjendjen fillestare rrobat që zvogëlohen nga larja e gabuar në lavatriçe

14:42 / November 21, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rroba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U ka ndodhur edhe amvisave me më shumë përvojë. Një gabim i vogël mund t’ju kushtojë pulovrën e preferuar. Zakonisht, rrobat që përfundojnë nga masa M dhe L në masa për të sapolindur, ose i hedhin, ose zënë vend kot në dollap

Pas një kërkimi, gjetëm mënyrën se si të risillni në masën e tyre normale rrobat që “hyjnë” në ujë.

Hapat që duhet të ndiqni:

Mbushni 2 legenë me ujë të vakët. Në njërin hidhni shampon për fëmijë dhe përzieni lehtë me dorë, pa krijuar shkumë.

Vendoseni rrobën që është “shkatërruar” pa e zhytur. Lëreni në ujë për rreth 15 minuta, në mënyrë që të thithë shampon sa më mirë.

Pasi të kalojnë 15 minuta, nxirreni me kujdes dhe vendoseni te legeni tjetër me ujë. Këtë herë mund ta zhysni me duar. Lëreni për pak sekonda atje dhe në vazhdim nxirreni nga uji me kujdes.

Vendoseni rrobën mbi një peshqir dhe mbështilleni me të, në mënyrë që të pijë shumicën e ujit.

Filloni ta hapni rrobën me duart tuaja, duke i dhënë formën fillestare.

Kur të shikoni se ajo është zgjeruar mjaftueshëm, lëreni të thahet.

rrobat tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.