Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si të kuptoni nëse vuani nga mungesa e magnezit, shenjat që jep trupi

09:29 / November 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 8 684x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Ai praktikisht mbështet funksionin e çdo organi dhe sistemi në trup. Magnezi përfshihet në plot 300 reagime biokimike në trup dhe ndër të tejra rregullon edhe tensionin e gjakut. Kur trupi përballet me mungesa të magnezit, atëherë ai vuan nga lodhja kronike, kontraktimet muskulare, të përzierat, konstipacion dhe mpirje të duarve.

Nëse njeriu nuk tregohet i vëmendshëm ndaj sasive të magnezit, atëherë mund të përballet me komplikacione të ndryshme.

Këtu përfshihen: tensioni i lartë i gjakut, osteoporoza, gurët në veshka dhe sëmundjet e zemrës.

Shkaktarët e Mungesës së Magnezit

Ekspertët thonë se depozitat e magnezit mund të shterohen për shkak të disa faktorëve.

Këtu përfshihet: diabeti, mosha, diarea dhe medikamente të caktuara.

Në shumë raste, gratë shtatzëna dhe lehonë vuajnë më shumë nga mungesa e këtij minerali.

Shenjat Paralajmëruese të Mungesës së Magnezit

Mungesa e magnezit është një problem që duhet adresuar në kohë dhe për të qenë të përditësuar në lidhje me shëndetin tuaj, më poshtë do të mësoni shenjat paralajmëruese të mungesës së magnezit.

Kontraktimet Muskulare

Nivelet e ulëta të magnezit, kaliumit dhe kalçiumit shkaktojnë kontraktime muskulare.

Nëse dëshironi t’i shmangni ato sigurohuni që merrni magnez mjaftueshëm, pini ujë dhe shtendosini muskujt.

Për më tepër, mungesa e magnezit manifestohet edhe me mpirje të gjymtyrëve.

Mungesa e Oreksit dhe Të Përzierat

Mungesa e oreksit është një prej shenjave më të hershme të mungesës së magnezit.

Për më tepër, ky problem shfaqet edhe me të vjella dhe të përziera, të cilat mund të zbuten duke përdorur xhenxhefil.

Zemra dhe Luhatjet e Humorit

Mungesa e magnezit ka një ndikim të fortë në shëndetin e zemrës dhe e përkqeëson atë. Ndërkohë njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit përballen me luhatje të forta humori, depresion dhe ankth.

Probleme me Gjumin

Një nga shenjat parlajmëruese të mungesës së magnezit ka të bëjë me gjumin.

Njerëzit kanë vështirësi t’i zërë gjumi, të flenë gjatë natës ose ndihen tepër të lodhur nga pagjumësia.

Neps Për Çokollatë

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit kanë një dëshirë të madhe për çokollatë.

Kjo e fundit plotëson nevojat për magnez. Megjithatë, nëse jeni të dhënë pas çokollatës, sigurohuni që ajo është e zezë sepse është më e shëndetshme./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.