Pikat e zeza janë një shqetësim për shumë njerëz pasi ato shfaqen në hundë, në mollza apo dhe në qafë.
Këto pika nuk janë të dëmshme për lëkurën, por disa ndihen keq pasi duket sikur lëkura nuk është e shëndetshme apo sepse nuk duken bukur.
Ato shfaqen për disa arsye, kryesisht për shkak të problemeve hormonale, lëkurës së yndyrshme ose edhe problemeve të tjera me lëkurën.
Për fat të mirë ekziston një mënyrë natyrale për t’i zhdukur këto pika.
Një maskë me mjaltë dhe limon ju duhen vetëm këta dy përbërës për t’u dhënë fund atyre.
Receta:
Ndajeni gjysmën e limonit në dy gjysma dhe shtoni mjaltë në secilën pjesë. Pastrojeni fytyrën tuaj mirë, më pas fërkoni fytyrën tuaj me limon dhe mjaltë në zonën ku i keni pikat. Pas 5-7 minutash, lajeni fytyrën tuaj me ujë të ftohtë.
Ju do të shihni rezultatet menjëherë pas trajtimit, lëkura juaj do të jetë e butë, e pastër. Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë!
