Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si të mbroni veten kur sulmoheni nga qeni?

15:34 / March 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeni3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmet e qenve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe disa prej tyre fatkeqësisht përfundojnë fatalisht.

Njerëzit shpesh janë fajtorë për sjelljen e qenve dhe mënyra se si rritet kafsha përcakton kryesisht sjelljen e saj ndaj njerëzve në të ardhmen.

Sulmet e qenve të tërbuar, nëse ndodhin në fëmijëri, mund të lënë pasoja psikologjike edhe të qëndrueshme tek fëmija, në formën e fobive.

Gabimi më i zakonshëm që njerëzit bëjnë nga frika është ikja dhe goditja e një qeni. Të dyja këto procedura vetëm sa e provokojnë më tej kafshën tashmë të tërbuar.

Është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të bëni gjënë e duhur, sepse sekondat dhe milimetrat mund t’ju ndajnë nga dëmtimet e rënda.

Mos u frikësoni

Është e vërtetë që qentë dhe kafshët e tjera mund të nuhasin frikën e njeriut. Sjelljet që njerëzit shfaqin me frikë , të tilla si tundja e duarve, ulërima dhe vrapimi, vetëm sa e zemërojnë më tej kafshën, e cila gjithsesi nuk është në gjendje të qetë.

Sado e vështirë të jetë, përpiquni të kapërceni frikën tuaj dhe të qëndroni sa më të qetë.

Ngadalësoni hapin

Nëse ju ndodh që të përplaseni me një qen ndërsa ecni ose vraponi, ngadalësoni dhe vazhdoni të ecni, ose kthehuni dhe shkoni në drejtim të kundërt, por mbani një sy qenin. Ekziston një mënyrë tjetër – nëse keni guxim, thjesht qëndroni në vend, vendosni duart pranë trupit tuaj dhe qeni do të humbasë interesin dhe do të largohet.

Mos e shikoni qenin në sy

Shikimi në sy i   zemëron qentë edhe ashtu të zemëruar, sepse ata e perceptojnë atë si kërcënim, prandaj edhe sulmojnë duke menduar se po mbrohen. Është e rëndësishme të ndiqni shikimin e tij për të ditur se çfarë po bën, por shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sy.

Shpërqëndrojeni atë

Çfarëdo që të keni në dorë, hidheni pas tij. Pra, mos e qëlloni, por hidheni diku tjetër për ta shpërqendruar.

Urdhëroni të tërhiqet

Nëse qeni vazhdon të sillet në mënyrë agresive, përballuni me të (gjithsesi shmangni kontaktin me sy) dhe urdhërojeni të largohet. Sigurohuni që zëri juaj të jetë urdhërues, jo duke fishkëllyer apo qarë.

Thirrjet si “jo” dhe “mbrapa”, të cilat shqiptohen me zë të fortë, madje, mund të jenë efektive.

mbroni qeni sulmoheni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.