Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Si të merrni online vërtetimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, kategoritë përfituese

16:04 / December 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vërtetimi që konfirmon se jeni përfitues i ndihmës ekonomike tashmë mund të merret lehtësisht online. Nëpërmjet shërbimit elektronik në portalin “e-albania”, të gjithë personat që janë përfitues të kësaj pagese mund të kontrollojnë online jo vetëm statusin e përfitimit, por edhe të marrin në kohe reale vërtetimin e përfitimit të ndihmës ekonomike me vulë elektronike.

Ndryshe nga sa ndodh me llojet e tjera të shërbimeve që mund të sigurohen online nëpërmjet portalit, për të marrë vërtetimin e ndihmës ekonomike nuk kërkohet asnjë dokumentacion shoqërues. Procdura mund të kryhet lehtësisht në pak minuta, ku fillimisht ju duhet që të hyni në portal nëpërmjet adresës www.e-albania.al, ku duhet të bëni identifikimin përkatës dhe të vijoni me përzgjedhjen e shërbimit: “Vërtetim mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike” dhe të klikoni në butonin “Përdor”. Pasi të vendosni të dhënat përkatëse mund të klikoni në butonin “Shkarko dokumentin e vulosur” dhe vërtetimi është gati. Në vijim vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin “e-albania”. Për marrjen e këtij vërtetimi nuk kërkohet asnjë pagesë në aplikim, ndërkohë që duhet të dini se përiudha e vlefshmërisë së vërtetimit është deri në një muaj dhe jo më shumë.

Me parashikimet e bëra për buxhetin e vitit 2022, qeveria ka konfirmuar disa javë më parë edhe rritjen e pagesave të ndihmës ekonomike, e cila për kategori të caktuara do të shkojë deri në në dyfish dhe trefish të pagesës aktuale. Sipas parashikimeve të bëra, çdo familje që është pjesë e skemës së ndihmës ekonomike do të ketë 10 për qind rritje të pagesës me buxhetin e parashikuar për vitin 2022. Ndërkohë që ndihma ekonomike do të dyfishohet për 15 mijë familjet që janë përfituese të kësaj pagese dhe që kanë 3 fëmijë deri në 18 vjeç, si dhe do të trefishohet për fëmijët me status jetimi dhe për gratë e trafikuara dhe me urdhër mbrojtje. Këto janë edhe kategoritë që do të përfitojnë rritjen maksimale të pagesave përgjatë vitit të ardhshëm.

Në grupet që trajtohen me ndihmë ekonomike përfshihen: familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar kushtet e jetesës, jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore, prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh dhe që u përkasin familjeve në nevojë, viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre, si dhe viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes dhe që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret çdo muaj nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situates ekonomike të familjeve, të tilla, si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.

Për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshme paraqitja çdo 3 muaj tek zyra e administratorit shoqëror i cili plotëson deklaratën social-ekonomike dhe e hedh në sistem si dhe verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Mosparaqitja një herë në 3 muaj dhe moslejimi i verifikimit social-ekonomik në familje largon familjen nga skema e ndihmës ekonomike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.