Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Si të zhdukni lagështirën nga banesa juaj

20:21 / October 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5767
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. Në fakt, rreth një në pesë shtëpi ka një problem lagështie.

Ndonjëherë problemi mund të zgjidhet vetëm duke përmirësuar strukturën e ndërtesës, ose duke përdorur zgjidhje të shtrenjta, si përdorimi i një dehumidifikuesi, pajisje që largon lagështinë e tepërt nga ajri ose instalimi i ventilatorëve.

Megjithatë, ka disa mënyra që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit. Nicholas Donnithorne, menaxher britanik i shërbimeve teknike në Rentokil, shpjegoi se teoria është e thjeshtë.

Sa më pak lagështi të prodhoni në shtëpi, aq më pak kondensim do të krijohet. Prandaj mendoni se si do ta largoni lagështinë gjatë punëve të përditshme. Hapja e dritareve gjatë gatimit dhe bërja e dushit me dritaren hapur do të ndihmojë. Po kështu edhe tharja e rrobave të lagura në banjë me dritare të hapur, sepse ndihmon që lagështia të dalë jashtë, që do të thotë se nuk do të qëndrojë në shtëpinë tuaj. Gjithashtu, nëse mundeni, duhet ta mbani konstante temperaturën në shtëpi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 18-20°C si temperaturë të mirë, me lagështi relative 50-60%. Në sezonin e dimrit jeni koshientë që cilësia e ajrit përkeqësohet dhe kjo ndodh sepse dritaret dhe dyert mbahen të mbyllura për të ruajtur nxehtësinë. Nëse ajri në atmosferën e brendshme është i ndotur, mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.