Bijan Salman Pooladrag, shtetasi iranian i arrestuar dy ditë më parë në Shqipëri është lënë në burg ditën e sotme pasi dyshohet se kishte ardhur në vendin tonë për të përgjuar muxhahedinët që prej vitesh javë vendosur në Manzë për të ikur nga regjimi në shtetin iranian. 45-vjeçari akuzohet se ndërhynte në të dhënat kompjuterike në mënyrë të paligjshme.
Nga hetimi ka rezultuar se ai kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë.
Por si ra policia në gjurmët e tij?
Sipas dosjes hetimore zbulimi i tij është bërë pasi ky person i cili prej muajit Janar jetonte në një familje shqiptare, duke dhënë një qira minimale prej 10 mijë lekësh të reja për të paguar shpenzimet mujore. Gjate qëndrimit të tij në banesë ai u ka thënë se vinte nga Irani dhe ka ardhur këtu në Shqipëri pasi nuk mund të qëndronte në vendin e tij prej regjimit politik. Ai u ka thënë së një organizatë Iraniane këtu në Shqipëri u jep si ndihmë ekonomike një shumë prej 300 euro.
Një ditë vajza e vogël e të zonjës së shtëpisë e cila jeton në një banesë bashkë me të dhe iranianin e arrestuar ka konstatuar se disponon llogari personale në rrjetin social Telegram pavarësisht se nuk e ka hapur vetë, pasi është sinjalizuar nga kushëriri i saj. Ajo ka tentuar të komunikojë me motrën dhe kunatin për mësuar nëse e kanë hapur ata, por nuk ka marrë përgjigje. Më pas ajo ka gjetur disa biseda në gjuhën iraniane të cilët i ka bërë screenshoot.
Pas tre ditësh këto biseda janë fshirë. Vajza ka dyshuar te personi që jetonte me ta në banesë për shkak se bisedat ishin në gjuhën iraniane por edhe prej faktit se ajo nuk e mban gjithë kohës telefonin me vete, të cilin e ka lënë edhe pa kod sigurie.
