Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u krye atentati me pagesë për mikun e “Il Padrinos” së Vlorës

16:57 / January 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Viktima Edison Harizaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mikel Mehmeti, i plagosuri në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës, rezulton person i afërt me të fortin e qytetit bregdetar, Edison Harizaj, i ekzekutuar në nëntor 2018.

41-vjeçari mori dy plumba nga breshëria e armës që u qëllua në drejtim të tij, ndërsa ishte duke lëvizur me një makinë “Audi A3”.

Mehmeti rezulton një emër i skeduar nga Policia e Vlorës, pasi vitet e fundit ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, 41-vjeçari njihet si person me lidhje me “Il Padrinon”, siç quhej ndryshe Harizaj.

I plagosuri është bashkëpunëtor i vëllezërve Llanaj në qytetin e Vlorës. Aleksandër Llanaj ndodhet aktualisht në burg si një nga autorët e vrasjes së trefishtë, e njohur ndryshe si “Masakra e Çolës”, e ndodhur në prill 2015, raporton Panorama. Ndërsa Ferdinant Llanaj është plagosur në një atentat, më 1 tetor 2017, në afërsi të rrugës “Transballkanike”, pranë banesës së tij.

Nuk ka ende informacion zyrtar nga Policia e Vlorës rreth faktit nëse Mehmeti rezulton me precedent tjetër, përveç armëmbajtjes pa leje. Informacionet e Policisë për pistat ku po hetohet mbeten ende shumë të rezervuara, ndërsa ka dyshime të forta se autorët kanë qenë vrasës me pagesë.

Gjithsesi, mësohet se një nga pistat është ajo e njohjes që 41-vjeçari ka me Llanajt, pistë në të cilën po hetohet, por nuk përjashtohet as ndonjë pistë tjetër që të lidhet me ndonjë ngjarje tjetër. Grupi hetimor ka klasifikuar në pistat e hetimit edhe mundësinë që atentati të ketë ardhur për shkak të njohjes së tij me Edison Harizajn.

mikel mehmeti tirananews.al Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ish-presidentin francez François Hollande në Tiranë, nderohet me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

13:29 / June 26, 2026

Rama për ItalPress: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

12:54 / June 26, 2026

Aksident në Sarandë, makina e drejtuar nga shtetasi francez del nga rruga, pa të lënduar

12:37 / June 26, 2026

AKU reagon pas helmimit të studentëve të Akademinë e Sigurisë,pezullon kompaninë e kateringut “SORI-AL”

11:06 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.