Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Si u lidh Zonja e Parë e Venezuelës me trafikun e drogës?

16:59 / January 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cilia flores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cilia Flores është një politikane e njohur venezueliane, avokate me profesion dhe bashkëshortja e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Ajo ka qenë një figurë shumë e fuqishme në politikën e vendit për dekada dhe njihet si një bashkëpunëtorja e ngushtë politik e Hugo Chávez-it dhe më pas e Maduros. Flores ndërtoi karrierën e saj politike, duke u zgjedhur deputete në Asamblenë Kombëtare në vitin 2000 dhe sërish në vitin 2005.

Në vitin 2006 ajo u bë gruaja e parë që drejtoi parlamentin venezuelian. Pas ardhjes së Maduro në pushtet, profili i saj publik u zbeh disi. Presidenti e quajti atë “luftëtarja e parë”, duke shmangur termin “zonja e parë”, të cilin e cilësoi si aristokratik.

Sipas aktakuzave të prokurorëve amerikanë, Flores akuzohet se në vitin 2007 ka pranuar qindra mijëra dollarë ryshfet për të organizuar një takim mes një trafikanti të madh droge dhe Nestor Reve-rol Torres, në atë kohë drejtor i Zyrës Kombëtare Kundër Drogës në Venezuelë. Sipas të njëjtave burime, trafiku i drogës do të siguronte kalim të lirë për avionë të ngarkuar me kokainë, kundrejt pagesave mujore prej 100 mijë dollarë për çdo fluturim, një pjesë e të cilave dyshohet se përfundonte tek Flores.

Reverol Torres u akuzua në vitin 2015 në Nju Jork për vepra penale të lidhura me narkotikët dhe vijon të jetë në arrati. Hetimet amerikane e paraqesin Flores si pjesë të një rrjeti ndikimi që, sipas tyre, ka garantuar mbrojtje institucionale për trafikun e drogës.

Emri i saj u përfshi në hetime ndërkombëtare që prej vitit 2015, kur dy nipërit e saj u arrestuan dhe më pas u dënuan në Shtetet e Bashkuara për komplot për trafik droge. Ata u liruan në vitin 2022 në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish mes Uashingtonit dhe Karakasit.

Ndërkohë që ajo pritet të përballet zyrtarisht me akuzat në New York, përkrahësit dhe kritikët bien dakord vetëm për një gjë: Cilia Flores është e pandashme nga figura dhe pushteti i Nicolas Maduro-s, dhe roli i saj ka qenë thelbësor për regjimin venezuelian dhe bashkëpunimin me kartelet e drogës, të cilave Presidenti Donald Trump u ka shpallur luftë të hapur.

Prokurorët amerikanë tani pretendojnë se ajo, së bashku me burrin dhe djalin e saj, përdorën pushtetin e saj politik për të lehtësuar trafikimin e drogës.

cilia flores Droga trafiku venezuele zonja e 1
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.