Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u pranuan muxhahedinët në Shqipëri

18:50 / June 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muxhahedine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri filloi në Mars të vitit 2013. Ishte qeveria Berisha që pranoi të strehonte 210 anëtarë të opozitës iraniane.

Në Shtator të vitit 2014, Kryeministri Rama u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në Prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes ministrit Bushati dhe Sekretarit Kerry.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehojë muxhahedinët. Sipas “Washington Post” deri në Shkurt të 2016 në Shqipëri kishin mbërritur 700 muxhahedinë.

Në fillim të vitit 2016, Kryeministri Rama pranoi të strehojë 1970 muxhahedinët e mbetur ende në Bagdad. Kjo marrëveshje u përfundua gjatë vizitës së Sekretarir të Shtetit John Kerry në Shqipëri në Shkurt 2016. Muxhahedinët iranianë janë strehuar në Manzë. Kampi është ndërtuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjensinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

SHBA-të i kanë dhënë UNHCR-së rreth 20 milionë dollarë për të përballuar koston e rivendosjes së tyre në Shqipëri. Muxhahedinët janë integruar dhe në komunitetin e zonës së Manzës. Madje disa herë ata kanë kontribuar për banorët. Shpesh herë ata kanë organizuar dhe aktivitete muzikore.

Para një viti samiti i Iranit të lirë që do të mbahej në Manzë u anulua për shkak të alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane mbi një kërcënim të mundshëm terrorist.

opozitës iraniane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Bajpasi i Shëngjinit, investim kyç për turizmin në veri

11:43 / June 13, 2026

Pas IBAR-it, Berlini konfirmon mbështetjen për Shqipërinë, Gogu: Reforma hyn në fazën e rezultateve

11:34 / June 13, 2026

Zhdukja e Eglant Koçit/ Policia jep detaje: Operacioni i përqendruar mes Tiranës dhe Elbasanit

11:10 / June 13, 2026

Rrugët plot me turistë, Rama: Ditë e zakonshme në Durrës

09:28 / June 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.