Një tentativë për grabitje është regjistruar në orët e vona të së shtunës në qendrën komunitare “Për Familjen” në SHkodër.
Punonjësit kanë evidentuar dëmet mëngjesin e të hënës kur kanë parë vjedhjen e rethimit në pjesën e pasme dhe dëmtimin që i është bërë murit. Grabitësit kanë bërë gati gjithçka për të hyrë në pjesën e pasme të qendrës komunitare.
Kryetari i Rajonit Nr.5, Pal Pepa, një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.
Tentativat e grabitjes, por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk janë raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohe që kjo qendër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar.
