Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si u vra me 6 plumba te këmbët e motrës biznesmeni Niko Goro në Himarë; kushëri me kreun e Bashkisë Jorgo Goro

20:31 / June 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LEKA GORO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në muajin tetor 2020, Himara u trondit nga një ngjarje të rëndë. Të shtëna me armë i morën jetën biznesmenit Niko Goro, kushëriri i Jorgo Goros, kryetari i Bashkisë Himarë.

Goro u ekzekutua në sytë e të motrës. Ajo është përpjekur të ndalë autorin e krimit, por Kliti Leka, nuk ka kursyer plumbat duke e qëlluar edhe atë me një plumb në këmbë dhe plagosur rëndë.

Kliti Leka e qëlloi 6 herë me pistoletë Goron, duke e lënë të vdekur në vend. Niko Goro, ishte duke hyrë nga ambjentet e një supermarketi që menaxhohet nga motra e tij, Eftinia. Eftinia, ka parë vrasjen e vëllait të saj teksa qëllohet 1 metër larg dhe Nigo Goro, rëzohet në këmbët e motrës së tij.

Siç shihet dhe në pamjet flmike Leka, ka ndjekur nga pas me një makinë “Wolsvagen Sharon” Goron. Sapo ky i fundit ka qëndruar në hyrjen e supermarketit, Leka parkon makinën disa metra pas mjetit të Goros, del nga makina dhe nxjerr armën duke ja drejtuar, Niko Goros.

Në këto pamje filmike, Leka, shfaqet me një kapele në kokë dhe syze në fytyrë, ndërkohë veshur mban një pluzë të zezë, ndërsa në duar armën e krimit.

Goro është qëlluar me 6 plumba pas shpine me plumb në kokë dhe të tjerët në trup, në një distancë shumë të afërt. Ndërsa më pas autori i krimit është larguar me shpejtësi, duke shkuar në makinën e tij, të marë me qera në Tiranë.

Në ikje e sipër, Leka është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën dhe ishte larguar me vrap në drejtim të godinave të një ish-reparti Ushtarak, që vendasit e quajnë “ish-prozhektori”.

Kliti Leka u lokalizua nga Policia në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimtit. Në këtë moment, Kliti Leka, ka hedhur armën dhe ka dalë në një terren të hapur, ku efektivët e policisë kanë shkuar dhe e kanë arrestuar.

Gjatë kontrollit, Kliti Lekës, ju sekuestrua një automatik kallashnikov me dy karikatorë, një pistoletë “Heckler Koxh” me fishekë në fole, dhe 60 fishekë automatiku.

Shkak i kësaj vrasje besohet të jëtë bërë një konflikt për pronat me ndarjen e apartamenteve në një sipërfaqe toke, ku biznesmeni Niko Goro, kishte ndërtuar një kompleks pallatesh në Himarë.

  • Screenshot 10
  • Screenshot 6 1
  • Screenshot 7 2
  • Screenshot 8
  • Screenshot 9 1 1024x552 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.