Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u zbulua nusja që vidhte shtëpinë e burrit në Vorë: I fshehu paratë tek arushi lodër

08:42 / July 19, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia lokale e Vorës ka dhënë detaje se si u zbulua nusja e shtëpisë , pas denoncimit të  vjerrit  që tregoi se hajdutët i kishin hyrë në shtëpi, kishin hapur kasafortën dhe kishin rrëmbyer 14 mijë dollarë dhe 2 mijë euro.

53-vjeçari i tha  policisë se shuma e konsiderueshme ishte fituar nga puna e të birit emigrant në Kazakistan. “Po ju tregoj se kam edhe dokumentat që vërtetojnë burimin e kësaj shume”,- pohoi S.B para oficerëve të hetimit të krimit”. Kryefamiljari  tregoi se si kishte kontrolluar gjithandej në banesë ndonëse ishte i bindur që shumën e kishte kyçur në kasafortë.

Por siç evidentohet më tej në dosjen që gazeta” Si” disponon,  hajdutët nuk kishin ardhur nga larg. Familjarët kanë shpresuar t’i gjenin paratë të fshehura nëpër shtëpi dhe për ditë të tëra ata akuzonin njëri tjetrin për pakujdesi. “ Ishim të tronditur nga kjo humbje  dhe shumë të mërzitur ndaj erdhëm kaq vonë. Deri në këtë moment ne kemi kontrolluar gjithandej me shpresën se shuma do të gjendej”.

Kryefamiljari siç u kuptua më pas, kishte hetuar vetë dhe kishte zbuluar diçka për  autorin e mundshëm…

Ishte nusja e të birit.

“ Dua të shtoj se pak më tej jeton djali me nusen dhe fëmijën e vogël dy vjeç. Ata hyjnë shpesh në shtëpinë tonë. Unë kam dyshime se kjo vjedhje mund të jetë bërë nga një kopje çelësi  të kasafortës që është kopjuar . Kur ndërrohesha në shtëpinë time i lija në mirëbesim në xhepin e pantallonave dhe nuk e mendoja që dikush nga familja ime mund ta bëjë këtë veprim”.

Kaq ka mjaftuar që policia të kthejë prozhektorët në brendësi të familjes.

Pas këtyre sqarimeve shtesë, oficerët nuk kanë ngurruar të marrin me radhë e të pyesin secilin nga anëtarët. I pari është pyetur djali i denoncuesit që është i martuar me vajzën nga Shkodra. A . B ka treguar se sapo ishin ndarë nga prindërit dhe kishin nisur jetën e re, e shoqja kishte kryer investime të paparashikuara në banesë. Ajo ishte justifikuar se “prindërit e kanë ndihmuar dhe një ditë kur të bëhen mirë ekonomikisht do t’ua kthejnë nderin dhe gjithashtu edhe borxhin”.

“Edhe unë u shqetësova për humbjen e lekëve në banesën e babait. Gruaja ime bleu menjëherë frigorifer, lavatriçe, televizor. Më tha që do ua likuidojmë avash avash prindërve të saj. Dyshova por sërisht e besova. Ajo bleu perde, rroba për secilin nga ne  dhe pastaj hyri edhe në kurs për patentë makine. Po habitesha pasi prindërit e saj nuk kanë mundësi familjare”, deklaroi i riu  në polici.

Policia kontrolloi menjëherë shtëpinë e çiftit të ri dhe në një arush lodër që lexon “LOVE”, brenda tij zbuluan se 6400 dollarë që kishin tepruar nga gjithë valuta e vjedhur.

Kur nusja hajdute u pyet nga agjentët ajo shtoi se i kishin ndarë dy muaj më parë për të vijuar jetën e tyre. “E kreva këtë veprim pasi na ndanë fiks para dy muajve. E bëra pa vetëdije nga rrethanat e rënda të jetës dhe pa menduar se çfarë pasojash do më sillte kjo gjë . Vjehrri e kishte lënë çelësin në pantallona dhe unë nxitova ta hap kasafortën pasi nuk dija si do jetonim në banesën e re pa kushte dhe pa orendi” shtoi e dyshuara e cila do të dërgohet në gjykatë për vjedhje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.