Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Siguria në plazhe! Bllokohen dy mjete lundruese

13:06 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1686308380 vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të sigurisë në plazhe, dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia kufitare në Vlorë gjatë aksionit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar lundrime në zonat e ndaluara.

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Si rezultat i kontrolleve, bllokohen 2 mjete lundruese (një gomone dhe një skaf). Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit lundrues gomone, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke lundruar në zonë të ndaluar. Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit lundrues skaf, pasi nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat bllokuar një mjet lundrues gomone në Vlorë dhe një mjet lundrues skaf në Sarandë, si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative, drejtuesit e tyre.

Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, pasi gjatë kontrollit u konstatua se po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës. Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

siguria ne plazhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.