Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Siguria në shkolla, ministri Balla në Kamzë: Senati i nxënësve të bashkëpunojë me Policinë

09:41 / September 25, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 25 at 9.11.23 AM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të takimeve, për të prezantuar elementë të Paketës së Sigurisë në Shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë Kamzë Rakip Suli ishin në shkollën “Ibrahim Rugova”. Balla u kërkoi nxënësve e veçanërisht Senatit të bëhen më bashkëpunues me Policinë duke komunikuar më shumë me ta e duke ndarë shqetësime e informacion.

“Me kryetarin e bashkisë Kamzë, Ministrinë e Arsimit dhe rolin e veçantë të Policisë së Shtetit duam të krijojmë më shumë siguri në shkolla dhe perimetrin që i rrethon. Në këtë përpjekje të përbashkët edhe Senati i Shkollës ka rol të rëndësishëm për të krijuar bashkëpunim mes oficerit të sigurisë, mësuesit. Policia e Shtetit është në këtë pozicion për të kryer detyrën me përpikëri”, theksoi Balla.

“Prindërit tuaj paguajnë taksa, që ne të bëjmë detyrën për të garantuar sigurinë tuaj, u kemi dhënë besën, ta bëjmë më mirë këtë punë sesa deri tani. Senati duhet të marrë vendim që do bashkëpunojë me Policinë e Shtetit që asnjë prej nxënësve të mos bjerë pre e rrjeteve të trafikantëve”, vijoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku u kërkoi nxënësve t’i besojnë më tepër Policisë së Shtetit.

balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.