Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Sipas policisë nga kontrollet e kryera gjatë 24 orëve të fundit: në rrugën “Ali Shefqeti”, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin B.L. ”Nga verifikimet rezultoi se automjeti ishte pa kontroll teknik dhe ky shtetas nuk kishte me vete lejen e drejtimit. Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se shtetasi B. L. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja””, njofton Policia.
Gjithashtu, bëri të ditur Policia, ”gjatë kontrolleve, në rrugën “Komuna e Parisit”, është zhvendosur me karroatrec një automjet që pengonte lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe është ndëshkuar me 2 masa administrative (në total 95 000 lekë), drejtuesi i një automjeti që nuk i është bindur dy herë urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar”.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve të tjera, duke parkuar/ndaluar automjetet, në vende ku nuk lejohet.