Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

14:20 / May 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2275
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për sezonin turistik, inspektorët shëndetësorë po vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme akomoduese dhe ofrimit të shërbimeve për pushuesit për respektim të kushteve higjieno-sanitare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka inspektuan nga afër një subjekt në Tiranë i cili prej dy vitesh ushtron aktivitetin e tij në fushën e turizmit duke ofruar shërbimin e bar-restorant, akomodim-hoteleri dhe pishina.

Fokusi i këtij inspektimi ishte respektimi i kushteve higjieno-sanitare dhe kritereve të përdorimit të pishinave me qëllim garantimin e një sezoni turistik të shëndetshëm dhe të sigurt për pushuesit.

Ministrja Koçiu gjatë bashkëbisedimit me administratorin dhe stafin e këtij subjekti turistik theksoi rëndësinë e zbatimit të kritereve që garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, për të cilat do të vijojnë kontrolle gjatë gjithë sezonit.

“ISHSH e ka detyrim që gjatë gjithë sezonit të verës të dalë dhe të kontrollojë respektimin e kushteve higjieno-sanitare. Më vjen mirë që ju keni zbatuar të gjithë këto kritere për të siguruar në radhë të parë që pushuesit të jenë të sigurt dhe të marrin shërbim të kënaqshëm këtu, por ndërkohë edhe të sigurojmë që respektohen kushtet higjieno-sanitare”, – tha ministrja Koçiu.
Duke u ndalur tek masat e marra për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, Koçiu theksoi se “nuk kemi ndonjë burim infeksionesh të mundshme që në stinën e verës shtohen për shkak edhe të temperaturave të larta”, tha ajo.

Ajo nënvizoi se për këtë qëllim po vijon procesi i dezinsektimit në të gjithë vijën bregdetare.

Gjithashtu, ministrja Koçiu solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit nga ana e subjekteve private me institucionet shtetërore në këtë drejtim.

“Ne bëjmë pjesën tonë si institucione së bashku me ISHP dhe OSHKSH, por ndërkohë edhe vetë bizneset kanë një përgjegjësi të shtuar në këtë pikë sepse zona brenda ku zhvillohet aktiviteti dhe biznesi është përgjegjësi e juaja. Ne duhet të shkojmë bashkarisht që të jetë një proces efektiv”, apeloi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ndërsa Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka theksoi se “sezonin e kaluar nuk kemi patur asnjë rast infektiv nga pishinat dhe kjo është një pjesë që nuk bëjmë kompromis. Do të jemi shumë korrekt dhe shumë strikt”.

Në ambientet e këtij subjekti u demostrua edhe procesi i matjes së cilësisë së ujit dhe nivelit të klorit në pishinë.

albana kociu sezon shendet siguri Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Regjistruan 1143 hektarë me dokumente të falsifikuar/ Arrestohen dy ish-drejtorë dhe juristi i ASHK Fier, në pranga edhe përfituesi

11:28 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.