Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sigurimet, “karantina” uli me 50 për qind numrin e kontratave në mars 2020

08:44 / April 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tregu sigurimeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregu i sigurimeve u tkurr me 41.66 për qind në muajin mars 2020 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë si rezultat i situatës së krijuar në vend për shkak të pandemisë. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 666,7 milionë lekë duke u ndalur në nivelin 933,6 milionë lekë.

“Numri i kontratave arriti në 48,668 duke shënuar një ulje me 50.62 % krahasuar me mars 2019. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 837,230 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 41.78% krahasuar me mars 2019. Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 41,151 duke shënuar një ulje në masën 52.49% krahasuar me mars 2019.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 96,467 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 24.33 % krahasuar me mars 2019

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 7,517 duke shënuar një ulje në masën 37.02% krahasuar me mars2019.

Gjatë muajit mars 2020, janë paguar gjithsej 506,069 mijë lekë dëme ose 17.15% më pak se gjatë muajit mars 2019. Numri i dëmeve të paguara në mars 2020 është ulur me 1,383 dhe arriti shifrën 3,037 nga të cilat 2,981 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 56 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës” vlerëson AMF.

Ecuria janar-mars 2020

Të dhënar zyrtare të tre muajve të parë të vitit tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën mbi 3,590 milionë lekë, ose 9.56% më pak se në periudhën janar – mars 2019.

“Gjatë periudhës janar – mars 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 240,514 me një ulje prej 12.86% krahasuar me periudhën janar – mars 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.59 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.41%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.95% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.05% të totalit të tregut” thuhet në publikimin e AMF.

Ky institucion nënvizon se gjatë periudhës janar – mars 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,263 milionë lekë, ose 50.88% më shumë se në periudhën janar – mars 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 1,242 milionë lekë, apo 54.89 % të totalit të dëmeve të paguara bruto. Kjo lidhet me dëmet që kompanitë e sigurimit po paguajnë pas situatës së tërmetit të vitit të shkuar ku për herë të parë ka ndryshuar edhe raporti dhe mbizotëruese nuk janë dëmët për përgjegjsinë ndaj palëve të treta për sigurimin e detyrueshëm motorik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026

Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

12:45 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.