Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Sikur të mos mjaftonte varfëria…tani s’kanë as çati mbi kokë”, Julian Deda apel për të ndihmuar familjen në Vorë

18:26 / December 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shtepia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Tërmeti i 26 nëntorit la pas një tragjedi të rëndë, ku 51 persona humbën jetën në Durrës dhe Thumanë, ndërsa më shumë se 900 të tjerë mbetën të lënduar.

Dëme të rënda u shënuan edhe në shumë banesa, jo vetëm në Durrës dhe Thumanë. Një apel për ndihmë vjen nga aktori i njohur Julian Deda i cili përcjell zërin e një familjeje në Vorë, të cilës i është dëmtuar shtëpia dhe kanë frikë të rikthehen në të.

Në një postim në Instagram Juli shkruan se kjo familje e cila jetonte në kushte të mjerueshme, tashmë është pa një çati mbi krye.

Shtepia 3

“Ndihmë. Kjo është shtëpia e Idriz Mesit në Fushë Prezë të bashkisë Vorë. Në këtë shtëpi jetonin katër persona, Idrizi, e shoqja dhe dy fëmijët, njëra studente dhe tjetri pa punë. Në kushte skandaloze dhe në vështirësi të skajshme financiare. Sikur të mos mjaftonte kjo, tërmeti ja shkatërroi edhe atë çati të mjerë që kishin mbi kokë.

Sot janë jashtë në të ftohtë dhe askush nuk ka shkuar t’i vizitojë dhe aq më pak t’i ndihmojë. Asnjë ekspert për të vlerësuar dëmet dhe si rezultat ndjehen jashtë vëmendjes së shtetit dhe të pa shpresë se ndonjë ditë ajo shtëpi do rregullohet dhe kjo familje do jetojë normal si të gjithë.

Uroj që organet përkatëse ta lexojnë këtë thirrje. Nëse dikush ka dëshirë të kontaktojë, mund ta bëjë në këtë numër tel: 0698204099, Ledio është djali i familjes. Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë…!

  • Julian Deda

Julian Deda Shtepia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.