Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka replikuar me disa qytetarë në rrjetet sociale, të cilët i kërkonin ministres që të shpërblejë mjekët dhe infermierët për punën e tyre.
Ka qenë një postim i ministres ku në fokus ishte mjekja që paraditen e sotme u përlot gjatë fjalës së Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH për Evropën, Hans Kluge, i cili po fliste me disa fjalë vlerësimi të lartë për sakrificën që mjekët dhe infermierët janë duke bërë gjatë gjithë këtyre muajve të pandemisë.
“Respekt per mjeket, infermieret e te gjithe stafet spitalor, por nuk mbahet familja me fjalen rrespekt, jepuni vleresin qe meritojne financiar e gjithcka. Jane heronje”, shkruan një nga qytetarët.
“Ke te drejte Rajmond, nuk mbahet vetem me fjalen respekt. Dhe vleresimin qe meritojne e kemi treguar, me bonusin 1000 Euro mbi pagen, qe e marrin qe nga dita e pare e pandemise. Kemi marre gjithashtu dhe vendimin qe paga e tyre te rritet me 40% qe nga janari i vitit te ardhshem, nje rritje qe nuk kishte ndodhur ndonjehere per kete kategori. Te falenderoj qe i vlereson dhe te uroj gjithe te mirat”, përgjigjet Manastirliu.
“Po sikur tu rrisje rrogen mire do beje”, i shkruan një tjetër qytetare, ndërsa ministrja i replikon: “Patjeter qe mire do te benim. Prandaj e kemi bere. Qe nga marsi paguhen me 1000 Euro mbi pagen. Qe nga janari i vitit te ardhshem do t’u rritet paga me 40%, si kurre ndonjehere. Vendimi eshte marre, dhe eshte e zeza mbi te bardhe. Sepse ata e meritojne plotesisht. Faleminderit dhe gjithe te mirat”.

