Shokët e Mehmet Qemës, Lim Hoti dhe një tjetër i njohur në rrjet me emrin ‘Kozak’, kanë bërë një kërkesë publike. Me anë të një video të publikuar në ‘instastory’, ata kërkojnë që dikush t’jua sjellë algjerianin Hamza Marina në zonën e ‘5 Majit’, aty ku qëndrojnë. Mirëpo, ‘Kozak’ thotë se nëse nuk ndodh kjo, mund ta ‘thyejnë’ që nënkupton dhunim e më pas ti dërgojnë videon.
‘Kur ta shihni atë algjerianin, ca do ti bëjmë o Lim. Thyjeni pra e ma sillni videon. Ose silleni ktej nga 5 maji at algjerianin. ‘- thotë Kozak në video. Algjerianin Marina është kthyer në makthin e qytetarëve në kryeqytet, pasi qëndron në Tiranë i armatosur. Ai konsumon lëndë narkotike dhe çdo ditë poston foto e video të personave që takon apo që grabit në kryeqytet. Më 10 maj Qema u qëllua për vdekje nga miku i tij Marjus Dema. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema është i vetmi që u dënua me burg, ndërsa të tjerët u lanë të lirë.