Qytetarët të shumtë i janë bashkuar protestës së thirrur nga Sali Berisha. Një qytetar u shpreh i revoltuar, duke thënë se kryeministri Edi Rama e ka kthyer vendin në një regjim dhe se nuk mendon për qytetarët.
“Kush mundohet të bëjë regjim ka dhunë është e pranueshme kjo. Ai po dhunon popullin nga të gjitha arsyet, papunë, shtypje. Ka gjysmën e qeverisë në burg, le të shkojë tek 313. Çfarë do më ky nga ne. Jemi treguar shumë me kulturë. Ka dhunë, nuk ka më fjalime. Edhe gjykatat i ka korruptuar. Nuk mund ta bëjë kryetar partie. Vula është e jona, i bëjmë thirrje gjyqtarit që është në Apel, të reflektojë. Ka dhunë dhe dhunë të fortë, le ta provojë sot dhunën dhe do ta shohë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve të ndershëm, të dalin dhe t’i japim përgjigje”, u shpreh një protestues.
Nga ana tjetër një tjetër qytetar bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të dalin masivisht në shesh. “Rama duhet t’i japë llogari popullit dhe jo të mashtrojë. Boll më me mashtrime”, u shpreh një qytetar.
