Vitamina B5, e njohur ndryshe si Acidi Pantotenik, është shumë e rëndësishme për organizmin. Ajo vjen në ndihmë kundër astmës, rënies së flokëve, alergjive, stresit, ankthit, çrregullimeve me frymëmarrjen dhe problemeve me zemrën.
Ajo rrit imunitetin, zbut osteoartritin, shenjat e plakjes së parakohshme, mban nën kontroll diabetin dhe rrit rezistencën kundër një sërë infeksionesh. Një ushqyerje e pasur nënkupton praninë e bollshme të kësaj vitamine kaq të nevojshme për shëndetin dhe mirëqenien e organeve.
Ajo luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e transmetuesve nervorë në tru, steroideve dhe përthithjen e yndyrave, proteinave dhe ushqyesve të tjerë nga ushqimet.
Thënë shkurt, kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për shëndetin.
Simptomat e mungesës së vitaminës B5
Nëse ndonjëherë ju duket sikur nuk i ndieni këmbët dhe më pas ju kaplojnë dhimbjet, atëherë duhet të dini se kjo është një simptomë e mungesës së vitaminës B5.
Kjo simptomë shoqërohet nga ndjenja e vazhdueshme e lodhjes dhe drobitjes së gjithë trupit. Simptoma të tjera përfshijnë pagjumësinë, aneminë, të vjellat, kontraktimet e muskujve dhe çrregullime jo normale të lëkurës.
Ku gjendet vitamina B5?
Burimet më të rëndësishme të kësaj vitamine janë kërpudhat, brokoli, lakra, bishtajoret, salmoni dhe barishtet. Kjo vitaminë gjendet edhe tek vezët, peshqit, majaja, arrorët, qumështi, djathi, gruri dhe kikirikët.
Vlerat shëndetësore të vitaminës B5
Stimulon hormonet
Largon stresin
Shëndet per zemren
Gjallëri fizike dhe mendore
Kujdesi për lëkurën dhe flokët
Vitamina që tretet në ujë
Sistem i fortë imunitar
Rrit nivelet e hemoglobinës
