Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Singapor, dritë jeshile përdorimit të mishit të kultivuar në laborator

19:51 / December 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 20201207 134629 Chrome 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Ushqimit e Singaporit miratoi që “kultura e pulës” të shitet si përbërës i produkteve të fast-foodit, çka e bën këtë rastin e parë të mishit të rritur në laborator që fiton miratimin e rregullatorit të ushqimit.

Eat Just, një kompani start-up me bazë në Shtetet e Bashkuara, do të fillojë t’i prodhojë këto produkte në laborator për një restorant në Singapor, raporton Damian Carrington për Guardian. Por këto nuk janë “mishi i rremë”, i cili ka filluar të shitet në Perëndim.

Produktet alternative të mishit si gjeldeti tofu, suxhukët me lule frutash dhe hamburgerët vegjetalë janë bërë që të duken, shijojnë dhe ndihen si mish i vërtetë. Por “kultura e pulës” është mish i vërtetë – thjesht nuk vjen nga një pulë e therur. Për ta prodhuar, shkencëtarët fillojnë me biopsi të qelizave muskulore nga pulat e gjalla dhe më pas ata i furnizojnë mostrat me lëndë ushqyese me bazë bimore në një bioreaktor të madh për ta ndihmuar indin të rritet.

“Ky është një moment historik në sistemin e ushqimit,”  thotë Josh Tetrick, shefi ekzekutiv i Eat Just. “Ne kemi ngrënë mish për mijëra vjet, dhe çdo herë që kemi ngrënë mish, na është dashur të vrasim një kafshë – deri më tani”.

Në 2019, Eat Just zbuloi se kostoja e prodhimit të një racioni të tillë ishte 50 dollarë, por kompania i ka ulur kostot e prodhimit që nga ajo kohë, dhe tani çmimi do të jetë i njëjtë me pulën me cilësi të lartë që mund të porositet në një restorant.

Ndërsa alternativat e mishit me bazë bimore kanë marrë vrull në tregun amerikan, mishi i rritur në laborator nuk është aprovuar ende. Tetrick shpreson që kjo të nxisë SHBA dhe vendet e tjera të bashkohen në garën për të prodhuar mish që “nuk kërkon të vrasësh një kafshë”, i thotë ai Guardian.

singapor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.