Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sinjale pozitive për anëtarësimin në BE, Marta Kos për BBC: Shqipëria po ecën mirë

19:40 / April 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Koos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, shprehet optimiste se gjatë mandatit të saj BE mund të zgjerohet me vende të reja, mes tyre edhe Shqipëria.

Në një intervistë për BBC, ajo dha sinjale pozitive për vendin tonë, duke theksuar se Shqipëria “po ecën mirë” në procesin e integrimit. Ajo shtoi se nëse reformat vijojnë, Bashkimi Europian mund të ketë anëtarë të rinj brenda mandatit të saj.

“Jam shumë e lumtur që qytetarët e Islandës do të vendosin në fund të gushtit nëse do të hyjnë në negociatat e anëtarësimit. Duke qenë se ata janë tashmë shumë të integruar në BE, në tregun e përbashkët dhe në zonën Shengen, nëse qytetarët thonë po, ky do të jetë ndoshta procesi më i shpejtë ndonjëherë. Por të mos harrojmë, kemi Malin e Zi që është më i avancuari, kemi Shqipërinë që po ecën mirë dhe gjithashtu Moldavinë, pra këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina. Nëse ata çojnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi shtete të reja anëtare”- tha Kos.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2014, ndërsa negociatat për anëtarësim i nisi zyrtarisht në vitin 2022. BE-ja është shprehur optimiste se Shqipëria mund ta përfundojë procesin e integrimit deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka bërë tashmë anëtarësimin në BE prioritet kryesor të mandatit të tij të katërt.

BE Marta Kos pozitive Shqiperia sinjale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.