Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sipërmarrjet gjermane sërish më optimiste, çfarë thonë ekspertët

10:35 / January 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesit e sipërmarrjeve gjermane janë përsëri më të sigurt për të ardhmen e afërt. Të paktën kështu thotë indeksi i Institutit Ifo në Mynih.

Manaxherët e kompanive në Gjermani janë sërish për herë të parë optimistë që nga qershori i vitit të kaluar. Indeksi për klimën e biznesit Ifo – barometri më i rëndësishëm ekonomik gjerman – shënoi çuditërisht në janar 95.7 pikë pas 94.8 pikëve në dhjetor, siç njofton Instituti Ifo për sondazhin e tij me rreth 9,000 drejtues kompanish. Kurse ekspertët e intervistuar nga Reuters presin stanjacion.

Ende asnjë relaksim sa u përket çmimeve

“Ekonomia gjermane po e nis vitin e ri me një fije shprese”, tha presidenti i institutit Ifo, Clemens Fuest. Manaxheret dhe manaxherët janë sërish skeptikë për situatën e kompanive të tyre, por e vlerësojnë të ardhmen me më shumë optimizëm.”

Presidenti i institutit Ifo, Prof. Dr. Dr. h.c. Clemens Fuest

Edhe gjendja e furnizimeve me prodhime paraprake dhe lëndë të para është përmirësuar disi. Por Wohlrabe tha se nuk ka ende asnjë relaksim sa u përket çmimeve,”. Të paktën një ndër dy kompani dëshiron t’i rrisë më tej çmimet e prodhimeve të saj dhe kjo prirje vihet re si në tregtinë me pakicë edhe atë me shumicë.

Shumë herët për eufori

Eksperti ekonomik i Ifo-s, Klaus Wohlrabe, tha se po të vështrojmë ekonominë në përgjithësi nuk ka shumë vend për eufori. “Ka sinjale pozitive. Por është ende shumë herët për të folur për një ndryshim të tendecës,” i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.

Kryeekonomisti i bankës private Hauck Aufhäuser Lampe, Alexander Krüger, paralajmëroi për efektet negative të situatës gjeopolitike: “Konflikti në Ukrainë i ka rritur rreziqet, prandaj pritshmëritë ekonomike mund të zhgënjehen.”

Inflacioni më i lartë prej gati 30 vjetësh

Sipas një vlerësimi paraprak të Zyrës Federale të Statistikave ekonomia gjermane u tkurr disi në fund të vitit 2021, me 0.5 deri në 1.0 për qind.

Shumica e ekonomistëve supozojnë se vala e pandemisë e shkaktuar nga varianti i koronës Omicron do ta ngadalësojë gjithashtu ekonominë në tremujorin e parë.

Norma e inflacionit arriti në dhjetor në 5.3 për qind, niveli më i lartë prej gati 30 vjetësh./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohej për skandal të madh korrupsioni, lirohet nga burgu ish-presidenti peruan

15:06 / August 1, 2026

Krizë emigracioni në Spanjë! 50 mijë emigrantë hynë me not në Ceuta brenda 24 orëve, 50 humbin jetën! Sanchez nxjerr ushtrinë në terren

17:29 / July 31, 2026

Pikat kufitare Shqipëri-Kosovë, mbi 1 mln lëvizje në korrik! Marrëveshja mes vendeve lehtëson fluksin

17:05 / July 31, 2026

Harta e re territoriale, Arbajn Mazniku: Do forcojmë rolin e bashkive. Reforma, në shërbim të qytetarëve

14:25 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.