Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me mungesën e magjastratëve në sistemin e drejtësisë, si pasojë e reformës që po kryhet aty.
Përmes një postimi në facebook, Vasili, deklaron se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është në kolaps, pasi nuk ka as 500 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërkohë që nevojiten së paku dy herë më shumë.
Sipas numrit dy të LSI-së, ndërkohë që gjykata dhe prokuroritë kanë mungesë magjistratësh, institucionet si KLP, KLGJ, KPK, KPA, ONM, ILD-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë rreth 800 punonjës, të cilëve u paguhet rroga për të thënë në fund që sistemi i drejtësisë nuk funksionon.
Postimi i plotë:
Skandali.Mbi 800 njerez qeverisin drejtesine dhe vetem 500 gjyqtare e prokurore ka gjithe sistemi!
Sistemi i drejtësisë ne kolaps nuk ka as 500 gjyqtare dhe prokurore, kur duhet te jene se paku dy herë më shumë.
Pra ata qe duhet te shqyrtojne dhjetra mijra dosje te ceshtjeve gjyqesore te akumuluara per vite te tera jane me pak se 500.
Por plotesisht ne te kundert te ketij realiteti trondites ane e mbane vendit, Sistemi i Drejtesise ka nje armatë te tere mirepaguar nga parat e popullit, qe medemek qeveris një sistem drejtesie, qe eshte realisht ne kolaps te plote.
Shifrat skandaloze flasin vete.
Ja disa fakte se sa punonjes kane institucionet, qe medemek po qeverisin sistemin e te ashtuquajtures “drejtesi e re”:
K.L.Gj ka 125 punonjes.
K.L.P ka 70 punonjes.
Inspektori i Larte i Drejtesisë ka 115 punonjes sikur ky kontrollon gjithe Ballkanin.
Prokuroria e Pergjithshme ka 130 punonjes.
KPK ka 87 punonjes,
K.P.A ka 70 punonjes;
Komisionieri Publik 46 punonjes.
ONM ka 70 punonjes.
Ndermarja e Pastrimit të Polit të Drejtësisë 60 punonjes.
Pa llogaritur SPAK me 90 punonjës dhe
BKH që ka 70 punonjës.
Pra me shume se 800 punonjes.
Te gjithe keta, qe duan, rroga, makina, zyra, dieta, telefona, pajisje, sherbime, pastrime, letra, boje, uje , drita, ofiqe.
Po per cfare ne fund te fundit?
Vetem per te thene që situata po kolapson dhe per te mos bere asgje tjeter, nderkohe qe ngrehina e drejtesise se vertete per qytetarin po gremiset.
Kjo nuk eshte Drejtesi reale, e pergjegjshme dhe serioze qe u garanton qytetareve as te drejten kushtetuese minimale per te marre drejtesi.
Kjo eshte drejtesia fiktive dhe me regji, qe betonon pandeshkueshmerine per qeverine dhe padrejtesine per qytetaret dosjet e te cileve nuk preken as me dore per vite te tera.