Moti i paqëndrueshëm i këtyre ditëve ka sjellë dhe probleme në disa zona të vendit për shkak të stuhive dhe erërave të forta. Kjo situatë do të vijojë dhe në ditët e ardhshme dhe pse me intensitet më të ulët.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka kërkuar bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për tu ardhur në ndihmë të qytetarëve.
POSTIMI I PELESHIT
Nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri, gjatë javës në vazhdim në të gjithë vendin do të ketë reshje mesatare dhe të dendura.
Reshjet që priten gjatë javës, konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjejnë rastin për t’u bërë thirrje të gjitha bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Kjo situatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor kur do të kemi reshje të izoluara vetëm në dy qarqe, Dibër dhe Vlorë.
