Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuat nga zjarret në vend, duke kërkuar nga autoritetet qendrore dhe vendore të koordinojnë punën për shuarjen e vatrave dhe mos rrezikimin e jetës së njerëzve.
DEKLARATA E PRESIDENTIT
Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta
3 gusht 2020
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.
Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.
Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.
