Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ 24 vatra në 24 orët e fundit

11:43 / July 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarri sot 692x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria po përballet me një valë zjarresh intensive, teksa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra në të gjithë vendin. Aktualisht, katër prej tyre mbeten aktive në qarqet Dibër, Fier dhe Vlorë, me dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke.

Sipas raportimeve nga Emergjencat Civile, në total janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj. Në terren janë angazhuar 57 mjete zjarrfikëse, 538 forca operacionale, si dhe 2 helikopterë që ndërhynë nga ajri ditën e djeshme. Ndërkohë, që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, 50 trupa të Forcave të Armatosura dhe pesë automjete zjarrfikëse me personel janë vendosur në zonat më problematike.

Zjarri më i përhapur vijon të jetë në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ku dy vatra janë ende aktive – njëra në afërsi të Gurë Lurës dhe tjetra pranë kanalit të ujit të HEC-it, e cila po monitorohet. Një vatër tjetër në krahun e Malit të Dejës po përhapet me shpejtësi drejt bashkisë Mat.

Në Bulqizë, në zonën e Malit të Peladhisë, flakët kanë përfshirë rreth 32 hektarë, ndërsa një vatër aktive mbi fshatin Vlash po mbahet nën kontroll.

Në Fier dhe Mallakastër, zjarri në zonën Drenovë–Gorishovë vijon të jetë sfidues për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke rrezikuar ullishtet e fshatit Gorishovë.

Në Borsh të Himarës, flakët që përfshinë një sipërfaqe pyjore nuk janë izoluar plotësisht, megjithëse puna vijon me mbështetjen e ushtrisë.

Instituti i Gjeoshkencave njofton se nuk priten reshje, ndërsa rreziku për zjarre mbetet i lartë në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë çdo vatër pranë shërbimeve emergjente në numrin 112.

ministria shuarje situata vatra Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.