Thumana është një nga qytetet e prekura rëndë nga tërmeti i fuqishëm i këtij 26 nëntori. Dy pallate u shembën, ndërkohë që lajm i mirë deri tani është se 20 persona kanë arritur të shpëtohen.
I fundit është pak minuta më parë një burrë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e pallatit ku banonte. Por për fat të keq bashkëshortja pranë tij është gjetur e pajetë.