I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se maxhoranca mbetet e gatshme për dialog me opozitën edhe me ndërmjetësimin e Presidentit Meta, por ai thotë se maxhoranca nuk mund të pranojë negociata në kurriz të demokracisë së vendit.
“Dialogu është gjithmonë i mirëpritur nuk ka ndodhur kurrë që PS të mos jetë pjesë e një dialogu, qoftë me ndërmjetësimin e Presidentit. Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme si për negociatat, kemi qenë për dialogu edhe për reformën zgjedhore, por nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”,- tha Balla.
Sipas tij, “Fajtor kryesor të kësaj situate janë ata që morëm atë vendim. Jemi në fazën që një pjesë e tyre po zëvendësohen. Opozita përsëri është e përfaqësuar në Kuvend, deputetët që po rimarrin përgjegjësi me apo pa ndërmjetësim është i mirëpritur, por jo negociata në kurriz të demokracisë”.