Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave bëri të ditur se sitauta në spitalin Infektiv është kritike dhe se është rënduar gjendja e të shtruarve në terapi intensive. Gjitashtu është rritur dhe numri i pacientëve të intubuar.
“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar”- tha sot, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas saj, “Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.
Perballe kesaj situata, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bëre edhe sot thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura.
“Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët”- apeloi MSH.
