Ministria e Shëndetësisë në Shkup bën me dije se, gjatë 24 orëve të fundit 820 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testet Covid-19, ndërsa 32 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
279 janë në Shkup, Kumanovë 49, Shtip 39, Prilep 15, Tetovë 42, Strugë 33, Veles 19, Manastir 58, Ohër 24, Kavadar 34, Gostivar 37, Strumicë dhe Gjevgjeli 25, Kërçovë 11, Negotino 21 dhe më pak në qytetet më të vogla, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shpërndarja gjeografike e viktimave
11 janë nga Shkupi, 4 nga Kumanova, 3 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjlia, 3 nga Strumica dhe një nga Resnja.
Lajm i mirë është shërimi i 895 pacientëve.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 61,543 të infektuar dhe 1731 viktima.