Vetëm në 24 orët e fundit janë bërë më shumë se 700 denoncime me telefon për bomba në Moskë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”, sipas të cilës në mesin e 707 denoncimeve janë 14 shkolla dhe 2 institute, por shumica dërrmuese janë për banka në Moskë.
Menjëherë pas denoncimeve telefonike janë vënë në lëvizje mbi 1000 policë, të cilët kanë evakuuar 4 435 persona. Fatmirësisht nga kontrollet e imtësishme rezultoi se të gjitha denoncimet ishin false. Policia ruse tashmë po heton se kush fshihet pas denoncimeve false.
Edhe muajin e kaluar në Moskë ka pasur shumë denoncime false për bomba në shkolla, qendra tregtare, banka dhe kinema.