Sizmologët janë të shqetësuar pas tërmetit të ri me magnitudë 5 të shkallës Rihter në Evia, në orën 22:06 të kësaj të marte, me orën lokale. Tërmeti ka zgjatur shumë dhe është ndjerë fuqishëm në Atikë, ndërsa raportohet se është ndjerë edhe në Mykonos.
“Ne jemi të kujdesshëm dhe po monitorojmë fenomenin në një zonë të panjohur sizmikisht, pasi në të kaluarën nuk kishte prodhuar ndonjë tërmet të fortë. Edhe pse fillimisht mendohej se tërmeti kryesor ishte 4.8 Rihter i mëngjesit, tashmë me tërmetin e ri tabloja po ndryshon. Ndoshta jemi përballë një serie të madhe, por do të duhet të shohim vazhdimin e fenomenit”, tha për protothema.gr Efthymis Lekkas, profesor i Tektonikës Dinamike dhe Gjeologjisë së Aplikuar.