TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kriza për punonjës, mbi 27 mijë shqiptarë kërkuan azil

09:27 / March 27, 2023

Vendi më i shtrenjtë në Europë, mbyll vitin e tretë me transport falas

09:20 / March 27, 2023

Presidenti i Austrisë vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni nga Bajram Begaj! Seancë e posaçme në Kuvend

09:10 / March 27, 2023

Vritet roja në TCH, Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigje nga agjencitë ligjzbatuese

08:55 / March 27, 2023

Vritet roja në TCH, eksperti i kriminologjisë nxjerr foton e 5 lekëshit: Ra nga xhepi i të ndjerit

08:46 / March 27, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Sjelljet e njerëzve që vuajnë nga ankthi

18:52 / February 26, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ka shumë zakone të vogla të cilat më parë nuk do e kishit menduar që kanë lidhje me ankthin. Sipas Health, është mëse normale të shqetësoheni një herë në kaq.

Për shembull, të folurit në publik ose mungesa e stabilitetit financiar mund t’i bëjë njerëzit me ankth dhe kjo është normale të ndodhë.

Për disa njerëz, nga ana tjetër, ankthi është kaq dominues, saqë u bëhet pjesë e jetës. Pavarësisht se të folurit me psikologun apo një doktor në lidhje me ankthin është hapi i parë drejt përpjekjeve, ka gjithnjë mënyra për të kuptuar nëse ankthi është në fakt shqetësimi juaj përpara se të keni lënë një takim. 

Nuk është shumë e lehtë të kuptohet nëse vuani nga ankthi, pasi ekzistojnë një sërë formash të tilla si, atak paniku, fobi, ankthi nga grupimet dhe nga ana tjetër njerëzit ankthiozë janë shumë-funksionalë.

1. I lini frikrat të drejtojnë gjërat që bëni çdo ditë
Sipas Reader’s Digest, të ndërtuarit të jetës sipas frikërave tuaja është një ndër shenjat e ankthit. Ata që vuajnë nga ankthi ka shumë mundësi të mos e kuptojnë pasi ndërkohë po e ndërtojnë jetën në bazë të frikërave të tyre. Ata nuk përpiqen të kuptojnë se çfarë i shqetëson apo i frikëson. Mund të ndihen mirë në përgjithësi, por në fakt shumë situata i shmangin, madje pa e kuptuar. Kështu fillon ankthi dhe vijon të shterojë aftësinë e njerëzve për ta jetuar jetën në maksimum.

2. Përqendroheni në të qenit perfektë
Ata të cilët e kanë ankthin të lidhur me ndjenjën e perfeksionit, përgjithësisht kanë pritshmëri aspak realiste në lidhje me jetët e tyre. Sipas Psychology Today, ekziston një trekëndësh vicioz mes perfeksionizmit, ankthit dhe depresionit. Kjo është praktikisht, paaftësia për ta përfunduar një detyrë pasi kërkohet vazhdimisht që të jetë perfekte.

3. Vuani nga pagjumësia
Sipas një artikulli të Reader’s Digest, kur pagjumësia fillon të bëhet e rregullt, mund të shërbejë si shenjë identifikuese e ankthit. Megjithëse nuk është e pazakontë të kesh ndonjë natë të tillë herë pas here, pasi ndodh që të përjetojmë shqetësime të çfarëdoshme në jetë, pagjumësia kronike mund të jetë ndër zakonet treguese të ankthit.

4. Nuk arrini dot të qetësoheni
Disa njerëz thjesht shqetësohen, por paaftësia për t’u qetësuar është një shenjë e ankthit, sipas SheKnows. Nëse po shqetësoheni më shumë se zakonisht dhe nuk mundeni të qetësoheni më pavarësisht rrethanave, kjo do të thotë që ka një ndryshim mes të shqetësuarit dhe të përjetuarit të ankthit.

5. Kërkoni aprovim për gjithçka
Sipas një artikulli të Bustle, ata që vuajnë nga ankthi kanë nevojë që të tjerët t’i bëjnë të mendojnë në mënyrë racionale dhe për këtë arsye kërkojnë vazhdimisht aprovim. Tipikisht, personi ankthioz ka nevojë të kuptojë që është në rregull.

6. Shqetësoheni vazhdimisht në lidhje me faktin që jeni të shqetësuar
Na thuhet vazhdimisht që e vrasim mendjen shumë për gjërat sepse është një shprehje tipike për të dalë nga situata. Por të qenurit të shqetësuar për faktin që jemi të shqetësuar është një shenjë e ankthit. Nëse harxhoni shumë kohë për të proçesuar këtë mendim atëherë realisht duhet të konsideroni shenjat e ankthit të mundshëm.

7. Keni sjellje obsesive
Sipas një artikulli të Health, disa njerëz që vuajnë nga ankthi mund të jenë diagnostikuar gjithashtu me OCD. Kjo ndodh kur mendimet tuaja obsesive shoqërohen edhe me veprime po aq obsesive, siç mund të jenë të menduarit të shprehjes “gjithçka do të jetë mirë” sërish dhe sërish ose te pastruarit pafund të duarve. Mund t’i vini re te vetja këto veprime.

autobus kroaci shqiptar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vritet roja në TCH, eksperti i kriminologjisë nxjerr foton e 5 lekëshit: Ra nga xhepi i të ndjerit

08:46 / March 27, 2023

Gjendet e djegur makina e autorëve që qëlluan drejt TCH me dy kallashnikovë

08:08 / March 27, 2023

Qëllohet me armë godina e Top Channel! Humb jetën roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç

08:04 / March 27, 2023

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

21:20 / March 26, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Vritet roja në TCH, Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigje nga agjencitë ligjzbatuese

08:55 / March 27, 2023

Gjendet e djegur makina e autorëve që qëlluan drejt TCH me dy kallashnikovë

08:08 / March 27, 2023

Qëllohet me armë godina e Top Channel! Humb jetën roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç

08:04 / March 27, 2023

Nipi i Kastriot Reçit, objektivi i të shtënave në Rrëshen

22:30 / March 26, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Kriza për punonjës, mbi 27 mijë shqiptarë kërkuan azil

09:27 / March 27, 2023

Vendi më i shtrenjtë në Europë, mbyll vitin e tretë me transport falas

09:20 / March 27, 2023

Presidenti i Austrisë vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni nga Bajram Begaj! Seancë e posaçme në Kuvend

09:10 / March 27, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.