Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç të pranojnë pa kushte ftesën për pjesëmarrje në takimin e thirrur në Bruksel nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell.“Data e takimit nuk është caktuar ende pasi asnjë nga pjesëmarrësit e takimit nuk e kanë konfirmuar deri tani. Presim që ata të vijnë pa vendosur kushte paraprake”,-tha Peter Stano në një konferencë për median në Bruksel. BE ka paralajmëruar se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja për palët.
Të fundit
S’ka datë për takimin në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiç, Peter Stano: Të vijnë pa kushte paraprake
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment