Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

S’ka falje, 105 mijë gjobat për maskat do t’i paguani në faturat e energjisë edhe pas një viti

17:44 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjoba policia1 1068x601 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse jeni gjobitur për mosmbajtje të maskës në rrugë pas tetorit 2020, mos u habisni kur ta shihni gjobën të shtuar në faturën e energjisë elektrike një vit më pas.

Juristit Ledio Braho, gjoba i erdhi 3 muaj më pas. Çështjen e fitoi në Gjykatë Administrative, por megjithatë gjoba nuk u hoq nga fatura e dritave.

“Edhe pse policia e shtetit ishte palë në gjykim nuk e kishte përcjellë vendimin e gjykatës tek OSHEE. Duke vënë në ekzekutim nëpërmjet shërbimit përmbarimor u hoq edhe nga sistemi i OSHEE, u krye edhe veprimi nga policia e shtetit”, tregon juristi për Euronews.

Edhe pse që prej majit të këtij viti nuk është më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë dërguan në OSHEE për vjelje rreth 105 mijë gjoba.

Rreth 60 mijë prej tyre janë kthyer mbrapsht si të pasakta për mungesë të dhënash, kryesisht për shkak të mungesës së një kontrate me OSHEE apo ID e pasaktë.

Deri në korrik OSHEE kishte në proces përpunimi rreth 40 mijë gjoba. 8 mijë i janë dërguar drejtorisë së sistemit të faturimit dhe vetëm 1300 ishin arkëtuar.

Gjobat nisën të vendoseshin që prej marsit 2020, kur shpall dhe gjendja e emergjencës.

Që prej asaj periudhe policia e shtetit 109.603 gjoba u vunë për të “pabindurit” që nuk vendosnin maskat, hapnin lokalet, dilnin përtej orës policore, përdornin muzikën apo grumbulloheshin përtej numrit të lejuar. Por një pjesë e tyre u falën 2 herë nga kryeministri Edi Rama në prill dhe tetor të vitit të shkuar.

Me një seri gjyqesh në Gjykatë Administrative kundër këtyre gjobave, mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë amnisti të tretë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.