Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“S’ka kohë për kukafshehthi”, Bushati: Njëzëri t’u kërkojmë vendeve të BE nisjen e bisedimeve për anëtarësim

13:33 / May 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke e quajtur procesin e integrimit test të modernitetit të shoqërisë shqiptare, ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në fjalën e tij në Kuvend foli për një kompromis mes palëve politike. Sot njëzëri shteteve anëtare të Bashkimit Evropian duhet t’i kërkojmë fillimin një orë e më parë të bisedimeve për anëtarësim, sepse shqiptarët janë evropianë në frymë e në veprim, dhe 90% e tyre kërkojnë integrimin në BE, tha ai.

Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët tha ish-ministri, duke kërkuar që palët politike të dalin mbi interesit politik, partiak dhe personal. “Dhe për fat të keq, kam përshtypjen se harrojnë se para partive politike, interesit tonë politik, partiak, personal, Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët. Kam qejf që sot ta bëj të qartë dhe njëherë tjetër që qeveria në këtë proces ka thjesht barrën kryesore, duhet të bëjë detyrën, por përgjegjësia është e përbashkët, e atyre, e neve që jemi në krye të vendit dhe atyre apo jush që jeni opozitë, qoftë opozita parlamentare po dhe opozita politike”, tha Bushati.

Nuk ia vlen të bëjmë më lojëra kukafshehthi, tha ai, duke theksuar se Shqipëria është më afër se kurrë nisjes së procesit të bisedimeve për anëtarësim. “Prandaj nuk duhet ti biem me gurë,sepse në fund të ditës ne penalizojmë Shqipërinë, nuk penalizojmë as qeverinë, as opozitën, por Shqipërinë”, theksoi ish- ministri.

Duke u shprehur se tashmë është koha për një mirëkuptim të madh politik, Bushati tha se duhet përcaktuar se si do të lëvizim politikisht në radhë të parë për të përmirësuar standardet e jetesës këtu, në Shqipëri.

“Jam i bindur që shumica e heshtur e këtij vendi sot kërkon dialogun dhe mirëkuptimin dhe jo konfrontimin. Sot kërkon një Shqipëri Evropiane me mundësi të barabarta dhe jo diskriminimin dhe përjashtimin. Sot kërkon një Shqipëri që bazohet tek ekonomia e dijes dhe jo një Shqipëri që bazohet tek fuqia e lirë e krahut të punës. Sot shqiptarët kërkojnë një kapitalizëm progresiv i cili i krijon mundësi të barabarta të gjithëve dhe jo një kapitalizëm që bazohet te politikat grabitqare. Kjo është arsyeja që ne duam dhe 90% e shqiptarëve kërkojnë Bashkimin Evorpian. Kjo është arsyeja që ne socialistët dhe progresistët shqiptarë e shtrijmë dorën e bashkëpunimit në kuadrin e reformës zgjedhore, qoftë për opozitën parlamentare, ashtu dhe për opozitën politike. Kjo është arsyeja që ne socialistët dhe progresistët shqiptare e shtrijmë dorën e bashkëpunimit për të kapërcyer çdo lloj ndasie politike sepse më e rëndësishme për ne është Shqipëria. Jo sepse na u desh të dilte Teresa May dhe të na kujtonte që kompromisi nuk është fjaleë e pisët, por se ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria evropiane kërkon një përgjegjësi tjetër”, u shpreh ish ministri i Jashtëm.

Ditmir Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.