Ditët e fundit, publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi zbuloi se po kalonte pushimet në jug të Shqipërisë. E në këtë udhëtim e shoqëronte kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Pas videove të famshme që qarkulluan të Sgarbit ku rrezikonte të mbytej në bregdetin në Palasë, apo videos me makinë me Lelin, publicisti tanimë ka publikuar një foto në “Instagramin e tij nga Bylisi”, të cilin e quan qytet antik grek.

