Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandal: Spitali Bulqizë fsheh aksidentet në miniera ( Dokumenti)

13:01 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bulqize spitali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej vitesh banorët e qytetit të minatorëve Bulqizë ankohen se aksidentet e ndodhura në “galeritë e ferrit” nuk raportohen në kohë reale pranë strukturave shtetërore, Policisë, Prokurorisë, Inspektoratit të Punës, RISHM-it, etj.

Kjo akuzë është faktuar ditët e fundit nga Inspektoriati i Punës Dibër. Drejtues të saj shprehen se nga ana e Spitalit Bashkiak Bulqizë nuk njoftohen zyrtarisht për aksidentet e ndodhura në minierat e Bulqizës.

Në një shkresë zyrtare të  këtij institucioni thuhet se: “Mbetet problematikë e përsëritur mos raportimi i rasteve të aksidenteve në punë nga ana e Spitalit Bulqizë”.

296320398 621998802685491 5908061763202105621 n 2

Mësohet se në raste të caktuara, për të ndihmuar subjektet private minerare, të plagosurit rëndë janë mjekuar në fshehtësi dhe janë dërguar drejt spitaleve të tjera ose në shtëpinë e minatorit, duke e mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Ngjarja më e rëndë ndodhi ditë më parë kur një minator ndërroi jetë në spital dhe i vdekuri u dërgua në shtëpi, duke tentuar ta konsiderojnë atë si vdekje natyrale. Ishin mediat ato që e zbuluan dhe raportuan ngjarjes siç ajo kishte ndodhur.

Dyshohet se drejtuesit e firmave minerare paguajnë zyrtarë dhe punonjës të spitalit lokal që ato t’i mbajnë sekret ngjarjet e ndodhura në galeri.

Është detyrë e organeve të specializuara të hetojnë rreth akuzave zyrtare të Inspektoratit të Punës Dibër dhe të zbardhin të vërtetën, në mënyrë që këtej e tutje të mos luhet me jetën e qytetarëve.

bulqize skandal spitali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.