Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Skandalet e korrupsionit, Çlirim Gjata: Gjithçka bëhet me lejen e shefave të mëdhenj

11:35 / July 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GJATA 1 770x417 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga jashtë ambienteve të Gjykatës Penale, sekretari i PD për çështjet ligjore Çlirim Gjata është ndalur tek aksionet e fundit të SPAK, që nga arrestimet për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, apo arrestimi ish-kryebashkiakut Fatos Tushe si dhe masën e ‘arrestit të shtëpisë’ për Rovena Vodën.

Në një prononcim për mediat, Gjata tha se çdo abuzim ndodh me lejen e shefave të mëdhenj, ndërsa shtoi se është habi që ish-ministri Sandër Lleshaj nuk ishte në dijeni për tenderin e uniformave.

Mes të tjerash Gjata tha se SPAK nuk duhet të justifikohet me ‘peshqit’ e korruptuar me peshq.

“Çështja në fjalë është e vjetër, që e kam bërë një deklarim për një abuzim me fondin e ish-parkut olimpik. Bëhet fjalë për 800 mijë euro. Pavarësisht se ndodhemi në gjyq për shpifje, këtu duhet të dimë se çfarë po ndodh. Kur doli tenderi për Uniformat e Policisë, Lleshaj paditi PD-në. Që SPAK bëri arrestimin e 9 zyrtarëve, Lleshaj doli dhe tha se nuk ishte në dijeni. Por si mund të mos ishte në dijeni kur shkoi dhe paditi PD-në. Si ka mundësi që nuk di gjë as ministri, as zv.ministri apo dhe zyrtarët? Ne po i kërkojmë kësaj prokurorie që duhet të shoh më seriozisht dhe të hyjë më thellë brenda unazës së Tiranës, në institucionet për të rëndësishme. SPAK për gjithë këtë që u bë në drejtësi, s’mund të kapë ‘një peshk’ që qenka korruptuar me peshk. Ne e inkurajojmë, por s’duhet vetëm kaq. S’duhet të rrish t’i në nivel të një kryetari bashkie, apo zv.ministri. Korrupsioni në Shqipëri është më i thellë se kaq. SPAK nuk është në nivelet e tij nëse nuk futet më tej. Misioni është më i madh. Megaaksioni duhet të nis nga lartë, që është kryeministri Rama, koka e qelbur e peshkut të madh.”, tha Gjata.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.