Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Skandali i kryetarit të bashkisë së Beratit. Jep me qera 500 mijë metër katror tokë në ditët e fundit të pushtetit

20:25 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petrit sinaj berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e fundit të pushtetit të tij, kryetari i Bashkisë së Beratit po i shfrytëzon për të dhënë me qera për 10 vjet mijëra metra katrorë tokë në zona të ndryshme të Bashkisë, kryesisht toka pyjore dhe kullotë, në një akt të pastër korruptiv.

Ditën e nesërme, më 19 qershor, Petrit Sinaj ka thirrur mbledhjen e këshillit bashkiak për të dhënë me qera rreth 50 hektarë tokë ku një pjesë e tyre, rreth 174 mijë metër katrorë sipërfaqe pyjore, gjendet në Malin Partizan, që përfaqëson një nga zonat turistike të qytetit. Kjo zonë shfrytëzohet nga banorët e Beratit për aktivitete sociale dhe nga shkollat e qytetit për aktivitete shkollore.

120 mijë metër katrorë tokë pyll dhe kullotë do të privatizohen në njësinë adminsitrative Roshnik dhe 234 mijë metër katrorë në Malin e Molishtit në njësinë administrative Velabisht.

Arsyet që ka renditur zoti Sinaj, janë: reduktimi i papunësisë në këto zona, shtimi i të ardhurave në buxhetin e bashkisë dhe përmirësimin e pyllit nga investimet e pritshme nga qeraxhinjtë e rinj. Këto arsye rikthejnë në vëmendje zjarret e qëllimshëm që u vihen pyjeve në Shqipëri për t’i shndërruar më pas në toka truall dhe më pas të ndërtohet duke dëmtuar mjedisin.

Pavarësisht se opozita ka dalë në rrugë duke i braktisur të gjitha funksionet e veta, duke refuzuar dhe të regjistrohet në zgjedhje, duke se funksionarët më të lartë të saj në pushtetin lokal, po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të bërë qokat e fundit.


  • 23f9a327 21e8 4620 9c66 0a8deefa9376
  • 2b119207 37b1 4301 adaf f085651681a5
  • a3a2c4f1 be2a 4adf 8892 3587f2683200

petrit sinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.