Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Skandali i mikrokredive/ Begaj: Qytetarët të qetë kur të jetë zgjidhur problemi. Sejko: Shqiptarët na kanë besuar 16 miliardë euro

17:22 / August 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skandali i mikrokredive ka përfshirë edhe Presidentin e vendit. Një ditë më parë, përmes një letre të paprecedentë drejtuar kryetares së sapozgjedhur të Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Komisionit të Ligjeve dhe atij të Ekonomisë, Presidenti Bajram Begaj kërkoi hetim për çka ndodhur në gjithë këto vite.

“Komisionet parlamentare kanë mundësi ligjore dhe institucionale të hetojnë rreth performancës së strukturave të brendshme institucionale, të cilat merren drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e subjekteve të licencuara”, shkruante ndër të tjera Begaj.

Sot erdhi edhe përgjigjja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili heq përgjegjësinë e institucionit që drejton lidhur me procesin e konfiskimit të pasurive të qytetarëve, kërkon që të bëhet kujdes ndaj keqinformimit, pasi mund të cënojë reputacionin e Bankës.

Presidenti Begaj: Përveç temës së vigjilencës institucionale, një temë e rëndësishme për performancën e BSH-së është dhe reagimi institucional. Ngjarje të papëlqyeshme, të pavarura nga vullneti i institucioneve mbikëqyrëse, mund të ndodhin, pavarësisht përpjekjeve për t’i parandaluar. E rëndësishme është se si institucionet reagojnë ndaj tyre. Komisionet parlamentare kanë mundësi ligjore dhe institucionale të hetojnë rreth performancës së strukturave të brendshme institucionale, të cilat merren drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e subjekteve të licencuara, për të vlerësuar nëse janë ato instrumenti i duhur, nëse ato kanë kapacitetet apo resurset e duhura, nëse drejtohen me profesionalizëm dhe me kompetencë, etj. Ngjarjet që kanë ndodhur janë një motiv shumë i fortë për reflektim. Komisionet parlamentare lipset të ndihmojnë institucionin në këtë reflektim.

Guvernatori Sejko: Sot, miliona shqiptarë i kanë besuar sistemit bankar e financiar rreth 16 miliardë euro, sistem mbi të cilin Banka e Shqipërisë vigjilon pareshtur, ndaj çdo keqinformim mbi rolin dhe funksionet e Bankës së Shqipërisë rrezikon cenimin e reputacionit të këtij institucioni, i cili ka marrë kurdoherë vlerësime maksimale nga partnerët dhe institucione prestigjioze ndërkombëtare.

Presidenti Begaj: Ndjeshmëria publike ndaj abuzimit me administrimin e kredive me probleme është shumë e lartë dhe shqetësimi qytetar është legjitim. Çështja do të krijojë qetësi kur publiku të perceptojë se institucionet janë në sintoni të plotë me këtë shqetësim, kanë identifikuar dhe po punojnë për zgjidhjet e duhura. Qytetarët kanë nevojë të kuptojë se shteti dhe institucionet janë me ta dhe kundër abuzuesve.

Guvernatori Sejko: Ne mbetemi të hapur të japim të gjithë kontributin, informacionin, e sqarimet e nevojshme duke e konsideruar transparencën dhe llogaridhënien e plotë ndaj të gjitha palëve, e veçanërisht publikut, një element kyç të besueshmërisë së saj dhe tejet të rëndësishëm në përmbushjen e njërit prej mandateve të saj ligjore, atë të stabilitetit financiar të vendit.

begaj mikrokreditë Sejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

VIDEO/ Denoncimi nga Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur në Theth nuk ishte në zonën e mbrojtur

17:24 / July 17, 2025

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, ministri Gonxhja: Çon në përfitimin e pensioneve

17:15 / July 17, 2025

Spiropali në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare, Kurtulmuş: Ne kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë dhe paqen

16:34 / July 17, 2025

Sherri për 1 mandatat, Lapaj letër KQZ-së: Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur

16:26 / July 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.