Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Skandali i pagave/ BIRN: Nga opozita denoncohet si ‘skandal i përmasave të jashtëzakonshme’, qeveria mbrohet duke thënë se dokumenti është ilegal

10:22 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pagat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një databazë me të dhënat personale dhe sensitive të 637,183 qytetarëve u shpërnda në seri prej mbrëmjes së të martës përmes aplikacionit “Whatsapp”, duke shënuar rrjedhjen më të madhe të të dhënave zyrtare në Shqipëri.

Databaza përmban numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar si të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta e denoncoi rrjedhjen e të dhënave si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore dhe kushtetuese si dhe kërkoi hetim të shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Partia Demokratike në opozitë e denoncoi ngjarjen si “skandal të përmasave të jashtëzakonshme” dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal,” tha deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga tha përmes një deklarate për shtyp se Ministria e Financave po e ndiqte me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë, por e cilësoi dokumentin si “ilegal’.

Përmes një gjuhe teknike, Fuga deklaroi se analizat paraprake tregojnë se ‘nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave” dhe se dokumenti është “bashkim i disa copave të ndryshme”.

“Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë,” deklaroi Fuga.

Rrjedhja e fundit e të dhënave pason një tjetër rast të njohur si “skandali i patronazhistëve”, ku një databazë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë përdorej nga Partia Socialiste për qëllime elektorale. Të dhënat e databazës së rrjedhur në media në muaji prill, tregonin se Partia Socialiste kishte krijuar një ushtri me mbi 9 mijë “patronazhistë” në Tiranë përpara zgjedhjeve, të cilët përdornin të dhënat personale dhe kontaktet e qytetarëve të Tiranës.

Të mërkurën, Prokuroria e Tiranës tha se kishte nisur verifikimet, pasi kishte marrë një referim mbi rrjedhjen e të dhënave të të punësuarve në Shqipëri, së bashku me databazën përkatëse.

“Ka filluar verifikimi i materialeve të referuara,” tha drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj./reporter.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.